NEW YORK- Nga SHBA, ku rinisi turin me shqiptarët e diasporës, kryeministri Edi Rama ndau lajmin me shqiptarët në New York, për të gjithë të apasionuarit e basketbollit.
Ai tha se kanë nisur bisedimet për hapjen e akademisë së NBA në Shqipëri.
“Ju e dini që kemi nisur punimet për akademinë e Manchester City në Durrës dhe jemi në bisedime për akademi të NBA” u shpreh Rama.