Rama ironizon Palokën për bojën: Penda e mendimtarit “Palotha”

schedule15:22 - 14 Shkurt, 2019

schedule 15:22 - 14 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi u qëllua me bojë nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë seancës në Kuvend. Në Instagram ai postoi foton e shiringës me bojë dhe me mënyrën e të shkruarit ironizon të folurën me “th” të deputetit Paloka.

“Penda e mendimtarit E.Th Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimedh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”, shkruan kryeministri Rama.

Pak minuta më pas në Facebook, kreu i qeverisë postoi fjalën që mbajti në Kuvend të shoqëruar me statusin “Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama.

Në reagimin e tij të tretë këtë herë në Twitter kryeministri falenderon të gjithë mbështetësit të cilëve u thotë se nuk e shqetëson boja por mendja e përfaqësuesëve të një populli që s’i meriton. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria”- shkruan kryeministri në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!