Rama inspekton rehabilitimin e Qendrës Shëndetësore në Roskovec

schedule17:28 - 26 Tetor, 2019

schedule 17:28 - 26 Tetor, 2019

Me një investim prej rreth 200 mijë euro është rehabilituar Qendra Shëndetësore e Roskovecit. Kjo qendër është rehabilituar, zgjeruar dhe pajisur me aparatura të reja.

Transformimi dhe pajisja me aparatura të reja, sipas stafit mjekësor, ka rritur cilësinë së shërbimit dhe aksesueshmërinë në shërbimet e kujdesit parësor, ku numri i vizitave ambulatore është rritur ndjeshëm.

Kryeministri Edi Rama vizitoi Qendrën Shëndetësore, e cila ofron shërbim 24 orë për 35 mijë banorë të Roskovecit dhe të zonave përreth. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se standardi i qendrave është i njëjtë si në qytet dhe në fshat.

Ndërkohë që drejtuesja e Qendrës, u shpreh se me kushtet e reja dhe bashkëkohore është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit dhe pacientët janë më të kënaqur.

“Kam 14 vite që punoj këtu. Kjo është qendër që i shërben të gjithë fshatrave të Roskavecit, që shkojnë tek rreth 35 mijë banorë, por jo vetëm atyre, sepse duke qenë zonë kufitare me Beratin, më shumë vijnë tek ne, sesa shkojnë të marrin shërbimin në Berat. Është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit  dhe pacientët janë më të kënaqur.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!