Rama inspekton qendrën e Kaninës

schedule14:07 - 15 Tetor, 2017

schedule 14:07 - 15 Tetor, 2017

Gjatë qëndrimit në Qarkun e Vlorës, Kryeministri zhvilloi edhe disa inspektime, si ai në qendrën e Kaninës, në nënstacionin elektrik të Orikumit dhe në Parkun Arkeologjik të tij.

E shpallur zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore nga Këshilli i Ministrave, qendra e Kaninës do të përfitojë nga programi i Rilindjes Urbane. Kryeministri Rama vizitoi zonën dhe tregoi nga do të nisin investimet.
Nënstacioni elektrik i Orikumit ishte një tjetër ndalesë e inspektimeve të Kryeministrit gjatë qëndrimit të tij në Qarkun e Vlorës. Fillimisht drejtuesi i zbatimit të projektit shpjegoi se investimi parashikohet të mbajë në mars, ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi se ky nënstacion do të shërbejë për 5 dekadat e ardhshme.
Rama u njoh edhe me planet për rikualifikimin të Parkut Arkeologjik të Orikumit.

https://www.youtube.com/watch?v=bqQSyIQmOT8