Një park për të gjitha moshat do t’i shtohet qytetit të Librazhdit. Punimet e nisura u inspektuan nga Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i Qarkut te Elbasanit Taulant Balla. Kryetari i Bashkisë se Librazhdit Kastriot Gurra informoi Kryeministrin se faza e parë e punimeve e cila parashikon ndërtimin e fushave të volejbollit, basketbollit e futbollit është financuar nga qeveria zvicerane dhe ajo austriake. Bashkia do të financoje fazën e dytë ku parashikohet dhe përfundimi i projektit. Sipas kryeministrit Rama vetëm pak kohë më parë kjo fushë shërbente si vendgrumbullim mbetjesh e përmbytej sa herë Shkumbini dilte nga shtrati. Parku multifunksional vjen në vazhdën e transformimit të qendrës së qytetit të Librazhdit./abcnews.al
Rama inspekton punimet nër parkun në qendër të Librazhdit
schedule19:05 - 2 Prill, 2019
schedule 19:05 - 2 Prill, 2019