Sondazh

Vrasja e gjyqtarit Kalaja lidhet me:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama inspekton investimet në Goricë: Zhvillojnë biznesin dhe rrisin vlerat turistike të zonës

schedule15:39 - 18 Mars, 2025

schedule 15:39 - 18 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama vijoi sot vizitën në Berat, me inspektimin nga afër të këtyre investimeve, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo.

“Ne tashmë jemi, – po e quajmë, – në zemër të qytetit se jemi pranë urës së Gorricës. Këtu janë dy investime të rëndësishme që janë duke u ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në të dyja krahët e Osumit. Tashmë jemi duke bërë, përveç mbrojtjes lumore, e cila është një pjesë e vogël e punëve që po bëjmë sepse kjo rrugë këtu është rruga, e cila do të shkojë deri në Kala dhe krijon një unazë rreth e përqark Kalasë së Beratit. Mbrojtja lumore që do të kemi këtu përmirëson, jo vetëm sigurinë e të gjitha bizneseve këtu.

Ajo çfarë ka krijuar, që është shumë pozitive në krahun tjetër është që, siç bëmë segmentin e parë kur përfunduam investimet në Gorricë, e gjitha do të shkojë në të njëjtën standard deri tek Ura Velabisht që do  të thotë do të ketë një pedonale të vogël për këmbësorët, ndriçim dhe të gjitha kushtet. Nga pikëpamja vizuale pjesa andej është përmirësuar shumë.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë Demo, i cili tha se mbrojtja lumore shkon dhe në krahun tjetër të urës së Gorricës dhe është e domosdoshme sepse forcon murin e vjetër të ndërtuar që në vitet ‘50 që mban rrugën kryesore.

“Tani që ngrohet koha, fillojnë vijnë turistët spanjollë, sepse spanjollët janë turistët me moshën më të vogël që vijnë, të paktën në Berat po besoj në Shqipëri, janë të gjithë rreth 20-30 vjeç. Ata janë dhe sportivë nga natyra dhe i shikon të përhapur nëpër gjithë qytetin.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Demo, duke folur për interesin që ngjall zona në aspektin e turizmit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!