Rama i përgjigjet opozitës: Kjo është një faturë reale, mësoni se sa kushtojnë 800 kwh energji elektrike

schedule17:00 - 8 Shtator, 2022

schedule 17:00 - 8 Shtator, 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vijuar debatin me deputetët e opozitës, pas vendosjes së fashës për çmimin që do të paguhet nga ana e qytetarëve nëse harxhojnë më shumë se 800këh energji elektrike në muaj.

Rama ka publikuar një faturë energjie ku është harxhuar 800 kwh dhe çmimi që paguan një qytetarë për këtë sasi energji është 9220 lekë të rinj.

Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media?”, shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë që deputetja e PD, Grida Duma, më herët reagoi duke theksuar se qytetarët shqiptarë do të paguajnë shumë më tepër nga sa pretendon qeveria, pasi sipas saj për 800 kwh shqiptarët paguajnë 7600 lekë të rinj.

I gjithë debati mes mazhorancës dhe opozitës pas vendosjes së fashës së çmimit, zhvillohet se sa para më shumë do të paguajnë qytetarët shqiptarë, nëse do të harxhojnë të njëjtën sasi energji që kanë harxhuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke patur parasysh se kemi përpara stinën  e dimrit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!