Rama i përgjigjet Metës: S’më ka dorëzuar platformë, jam gati të ulem me të

schedule13:33 - 22 Maj, 2020

schedule 13:33 - 22 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, ku ka theksuar se ai nuk e ka marrë projekt-platformën e integrimit të bërë publik këtë të premte nga kreu i shteti.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me opozitën jashtë dhe brenda parlamentit me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore.

Lexo edhe:Zgjedhjet dhe drejtësia, 14 “porositë” e Metës ndaj Ramës dhe Bashës

Postimi i Plotë:
Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin./abcnews.al