Rama i përgjigjet Bashës: Spitalet Covid nuk janë në kolaps, sfida e vështirë për të gjithë botën

schedule10:01 - 9 Nëntor, 2020

schedule 10:01 - 9 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili e akuzon për menaxhimin e situatës Covid në vendin tonë.

Rama përmes një postimi në Twitter është shprehur se spitalet Covid vijojnë punën dhe nuk janë në kolaps dhe i kërkon Bashës që të mos përhapë panik.

Rama ndër të tjera në reagimin e tij thekson se sfida me Covid është e vështirë për të gjithë botën dhe jo vetëm për Shqipërinë.

LEXO EDHE: Covid 19, Basha: Qeveria pa plan, spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!

Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!