Rama: Heqim tatim-fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël, nuk është premtim, por ligj

schedule14:47 - 10 Qershor, 2020

schedule 14:47 - 10 Qershor, 2020

Kryenimistri Edi Rama ka deklaruar këtë të mërkurë se biznesit të vogël do ti hiqen tatim fitimi dhe TVSH-ja për një periudhë të caktuar kohe.

Rama në konferencën e tij të përbashkët bashkë me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, e ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka theksuar se ky nuk është thjesht një premtim elektoral, por është një vendim që do të kthehet në ligj me votimin në parlament.

“Impakti i këtij suksesi i atyre që merren me biznes të vogël ajo që thoshim dhe do të mendonim ne sa e ngatërruar do të ishte rruga jonë nëse dje do të kishim dalë para se ne të merrnim qeverinë nga një proces Eurobondi me brinjë të ngjitura. Ne nuk do të thoshim dot shumë nga ato që kemi thënë dhe që kemi në plan në planin Shqipëria 2030 ne në këtë parlament dhe në këtë sesion parlamentar kemi vendosur rishikimin e buxhetit dhe do të shikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël. Jo për këtë vit por për deri në vitin 2019 nuk do të kenë tatim fitim dhe ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH me rezultatin e djeshëm unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH, afatet dhe limitin se deri në çfarë niveli xhiroje do e konfirmojmë më vonë, dhe vitet në mos për 2029, që ato të mos kenë taksa për tatim fitimin dhe kjo do të bëhet me ligj në parlament dhe jo thjesht një premtim elektoral. Të gjithë ato që krijojnë punë dhe emigrantët që kanë të ardhura të krijojnë biznes dhe ta shikojnë Shqipërinë si një vend të mirë për të investuar”, tha Rama.

LEXO EDHE: Miratimi i Eurobondit, Rama: Opozita vazhdoi avazin, fluturim si balona tabake

Ndër të tjera në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se agroturizmi është një tjetër projekt tashmë i bërë realitet, për të cilin emigrantët duhet të kthejnë kokën pas dhe të investojnë në vendin e tyre.

Të gjithë projektet në agroturizëm të jenë projekte pa taksa, këtu nuk diskutoj detyrimet vendore dhe sigurimet shoqërore, kjo të bëjë të mundur që shumë emigrantë te shtëpitë e gjyshërve në fshat duke krijuar agroturizëm të nxjerrin më shumë të ardhura. Kjo nuk është një ëndërr me sy hapur por një ëndërr e realizuar që shumë emigrantë e kanë bërë dhe po e gëzojnë tashmë .

Falë të djeshmes ne sot mundtë themi se tashmë jemi në situatën që biznesit të vogël ti themi se nuk ke taksa dhe TVSH je në pozicionin që krijon për veten dhe për të tjerët, je në situatën për të mbajtë të gjithë llogoren. Jeni njerëz të lirë në atdheun tuaj që të ardhurat dhe fitmet do i çoni në shtëpi, kjo na duhet sot dhe për disa vite në kuadër të këtij plani të mëdha kombëtar.

Ne kemi rritur taksat e atyre që fillojnë më shumë jo aty më pak, të gjithë bizneset e vogla dhe më këtë zerim paguajnë më pak se çfarë kanë paguar më parë sot nuk ndodh kështu”, është shprehur kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!