Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte i është përgjigjur akuzave të deputetes Rudina Hajdari në lidhje me heshtjen e tij ndaj grevës së naftëtarëve në Ballsh.
Ramë thekson se qeveria dhe të gjithë i dëgjojnë thirrjet e grevistë, por është e rëndësishme që ato të dalin nga greva dhe të bashkëbisedojnë.
Rama është shprehur se akuzat e deputetes për Rafinerinë e Naftës në Ballsh se vidhet naftë, nuk janë se ajo gënjen, por e bën nga padituria.
“Nuk kam asnjë arsye që të mendoj se ju Hajdari gënjeni me vetëdije por ju gënjeni me vetëdije. Ju thoni se nafta aty po vidhet, por aty nafta është e fikur nuk po përpunohet asnjë gram naft. Nafta që nxirret nga kompania e cila eksploron fushën pranë Fatos-Marinz, është kompani e huaj private dhe për sa kohë që fabrika është e fikur kompania e dërgon në treg siç mendon naftën që nxjerr. Ju thoni se fabrika nuk punon se ato nuk punon dhe ato nuk marrin rrogat, është e kundërta ato nuk marrin rrogat se fabrika nuk punon.
Nga dëshira për të ndihmuar ato njerëz nga padija mund të bëni më shumë dëm sesa mirë dhe nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju se unë hesht dhe bëjmë sikur nuk dëgjojmë. Ne dëgjojmë shumë mirë por ka një problem, punonjësit e një kompanie private pasi rafineria nuk është e shtetit pasi ajo është privatizuar në mënyrë skandaloze në kohën e ish partisë suaj dhe punonjësit e një ndërmarrje private nga shteti mund të trajtohen me një asistencë sociale”, ka thënë Rama.
Rama ndër të tjera në fjalën e tij thotë se nuk do të lejojë të krijohet një precedent që kur një ndërmarrje private punëtorët të futen në grevë dhe të përfitojnë pa dëgjuar palën tjetër.
Nga foltorja e Kuvendit, shefi i qeverisë tha se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që ato kanë. Rama thotë se rrogat e tyre nuk po merren pasi nuk po punon fabrika.
“Ne jemi shumë të dëgjueshëm ndaj tyre dhe e dimë shumë mirë se ato nuk janë aty se duan asistencë sociale, ato duan paga. Nga kush i duan këto paga, nga shteti. Si mund të jetë kështu që një ndërmarrje private falimenton dhe i kërkojnë shtetit që të mbartë si problem falimentimin e një kompanie por nuk jemi më në komunizëm ai është rrëzuar, një arsye për të kuptuar se marrëdhëniet e punës dhe mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar por këtë gjë për një mijë arsye njerëzit nuk duan që ta kuptojnë. Të thëna të gjitha këto unë po jua përsëris çdo ditë dhe ju mund të më ndihmoni mua.
Ato duhet ta mbyllin grevën dhe unë jam i gatshëm që ta qaj hallin me to. Kjo qeveri nuk bashkëbisedon me presion, nuk mund t’ja lejojmë vetes me gjithë dhimbjen e hallin e tyre që ti ngarkojmë vetes precedentin që bëhesh palë me të. Dhe ti i pranon këto pa i dëgjuar arsyet e tjetrit siç është qeveria dhe administron kontributet e qytetarëve. Ju ftoj të gjithëve që të bashkohemi bashkë dhe të bëjmë thirrje që zonjat që janë aty që të bëjmë bashkëbisedim, për sa kohë ato janë aty nuk e bëjmë një gjë të tillë jo se nuk dua unë por janë parimet që më ndalojnë që ta bëj një gjë të tillë. Nuk funksionon një gjë e tillë”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al