Rama: Gjuha angleze do të mësohet që në klasën e parë, programe që t’i mbajmë larg teknologjisë fëmijët

schedule09:44 - 16 Mars, 2021

schedule 09:44 - 16 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ka prezantuar programin në lidhje me arsimin. Rama në fjalën e tij ka theksuar se është krenar që e ka çliruar shkollën nga kthetrat e politikës dhe i ktheu mësuesit reputacionin e tij.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka bërë me dije se gjuha angleze në vendin tonë do të mësohet që në klasën e parë. Ndër të tjera ai është shprehur se do të hartojnë programe mësimore që të mbajnë fëmijët sa më larg teknologjisë.

Unë do të prek disa pika të planit 2021-2025 ne nuk vijmë dot në fushën e kësaj ndeshje me menu dëshirash kap çfarë të kapësh, por ne vijmë me një plan veprimi të studiuar mire, është konsoliduar dhe është aty për tu zbatuar me të gjithë mbështetjen financiare. Ne nuk jemi KÇK por jemi qeveria sot dhe nesër. Gjuha angleze do të fillohet të mësohet që nga klasa e parë.

Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program kombëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart.

Deri në 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do licensohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave.

 Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre parauniversitare.

 Një model ndërkombëtar që është instaluar në Shqipëri me drejtues e trajnerë nga jashtë dhe brenda vendit”, ka thënë Rama.

Unë do të prek disa pika të planit 2021-2025 ne nuk vijmë dot në fushën e kësaj ndeshje me menu dëshirash kap çfarë të kapësh, por ne vijmë me një plan veprimi të studiuar mire, ësnhtë konsoliduar dhe është aty për tu zbatuar me të gjithë mbështetjen financiare. Ne nuk jemiKÇK por jemi qeveria sot dhe nesër. Gjuha angleze do të fillohet të mësohet që nga klasa e parë.

Ne do të çelim programin 10 vjeçar të kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj. Do u jepen njohuri për ndërveprimet, detyrim që kemi ndaj fëmijëve për botën e iphonët dhe ipad.

Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre parauniversitare.

 Një model ndërkombëtar që është instaluar në Shqipëri me drejtues e trajnerë nga jashtë dhe brenda vendit”, ka thënë Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!