Rama ftesë të hapur nigerianëve, i fton në Shqipëri

schedule18:30 - 11 Mars, 2022

schedule 18:30 - 11 Mars, 2022

Gjatë fjalimit për paqen globale në Antalia të Turqisë, kryeministri Edi Rama, i bëri ftesë të hapur nigerainëve  që duan të largohen nga vendi i tyre për shkak të konflikteve atje.

Ai tha se mirëpret në Shqipëri edhe nigerianët.

“Ju folët për vaksinimin në Afrikë. Unë nuk jam afrikan, ndodh që jam i bardhë, kështu që mund ta them. Është racizëm, është thjeshtë racizëm i mirëfilltë, në një formë mjaft të nënkuptuar, por sigurisht, si ta shpjegosh? Si ta shpjegosh atë që po ndodh me nigerianët e shkretë në kufi që po përpiqen të dalin? Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë “Le të vijnë në Shqipëri” sepse është fyese, është fyese kundrejt nesh, kundrejt traditës sonë, kundrejt fëmijëve tanë që të shohin këto lloj ndasish. Po Afganistani? Po atyre njerëzve që u thamë “Ne po vijmë aty për të sjellë demokracinë, për t’ju sjellë paqen, për t’ju sjellë mirëqenie, për t’ju sjellë rock and roll” dhe papritur i lamë më keq seç ishin 20 vjet më parë sepse këtë herë, i lamë plotësisht të ekspozuar, plotësisht të ekspozuar si bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tashmë u duhet që të përballen me jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur njerëzit thonë “A Shqipëria sa mirë e keni bërë, ju hapët dyer, ju bëtë një gjë të shkëlqyer”. Kjo është e tmerrshme. Nëse kjo është e shkëlqyer, kjo nënkupton “e tmerrshme” sepse ky duhet të jetë rregulli“, u shpreh Rama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!