Pas kontrollit të ushtruar në banesat e tre gjyqtarëve që hoqën burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza” -shkruan shefi i qeverise ne twiteer.
Kryeministri mbyll postimin e tij me thënien se shteti sot ka hyrë në një fazë të re, pasi vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë iu tregua se se koha e të paprekshmëve po mbaron.
Aksioni në shtëpitë e gjyqtarëve u ndërmorr nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. /abcnews.al