Rama: E kuptueshme që keni pakënaqësi, 25 prilli dita vendimtare dhe për ato që nuk votuan

schedule17:23 - 19 Prill, 2021

schedule 17:23 - 19 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës elektorale të 25 prillit pasditen e kësaj të hëne ka qenë në Pogradec.

Rama nga Pogradeci ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë të gjithë me 25 prill dhe nëse janë krenarë Lasgush Poradecin asesi nuk mund të votojnë për Ilir Metën.

“Shqipëria përtej pandemisë është Shqipëria e shqiptarëve. Është e thjeshtë të thuash se jam i mërzitur me Nikon, se sma ka hapur derën një ditë Ilir Xhakolli, s’më ka begenisur Bledi, të gjitha këto janë të kuptueshme dhe mirkuptueshme, dhe është normale që ka pakënaqësi dhe të shikojë te pragu i shtëpisë së vet. Po ju them se nëse ne të gjithë nuk shikojë përtej pragut ku un e kam parë kur u ktheva nga emigracioni për tu marrë me këtë punë, nuk është më një Shqipëri që dukej e largët nga ana tjetër e malit, por është një Shqipëri që është afër me anën tjetër, dhe për ta arritur këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.

Atë ditë duhet të jemi të gjithë shqiptarët dhe të mos votojmë vetëm si një person, atë ditë ju do të votoni për Mitrush Kutelin, Lazgush Poradecin pir a imagjinoni ju të votoni ju Lasgushin votës për Ilir Metan çfarë progadecarësh do të jeni ju nëse do e mendoni Mitrushin votues të Monikës,  të mos them pastaj Lasgushi e Mitrushi votues për Berishën.  Ajo ditë është vendimtare për të theksuar se si e duam ne Shqipërinë për ato që nuk votojnë dot sot”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!