Rama e Basha lënë të qetë Lefter Kokën, mungojnë në Kuvend

schedule16:05 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 16:05 - 16 Dhjetor, 2021

Deputetët u dukën të qetë teksa hynë këtë të enjte në Kuvend, nga të njëjtat shkallë ku me qetësi e vetëbesim hipte e zbriste për shumë vite edhe Lefter Koka.

Shumëkush priti që qetësia e oborrit të prishej brenda në seancë, dhe opozitarët të vendosnin në vështirësi socialistët, të cilët e kishin në qeli kolegun dhe ish-ministrin e tyre.

Por kjo nuk ndodhi.

Qysh në fillim u mor vesh se Rama do të mungonte, dhe një interpelancë për minoritarët, të kërkuar nga Vangjel Dule, ja kishte deleguar ministres Spiropali.

Karrige të zbratuara edhe nga opozita. Vetëm pak deputetë të pranishëm, teksa vetë Basha mungonte, në ditën që shumëkush mund të priste prej tij të përballej me qeverinë për inceneratorët që vetë PD ka denoncuar.

Por shefi i selisë blu foli për këtë aferë korruptive përmes Twitterit, ndërsa qëndrimit ju dha zë në parlament nga Jorida Tabaku.

Mazhoranca vazhdoi e qetë ditën e saj sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke u krenuar me dy marrëveshje me Anglinë, për ripranimin e emigrantëve dhe të dënuarve.

Madje për këto nisma, bindi edhe opozitën, e cila, me aq pak deputetë sa kishte të pranishëm, i votoi të dyja marrëveshjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!