Rama: Dita erdhi, TKOB me kushte dinjitoze, në lartësinë e zërave të njohur nëpër botë

schedule21:02 - 19 Shtator, 2021

schedule 21:02 - 19 Shtator, 2021

Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas disa vitesh i mbyllur për rikonstruksion, pak ditë më parë ka hapur dyert për të pritur të gjithë artistët shqiptarë dhe ndërkombëtar në ambientet e tij të reja.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmjen e kësaj të diele ka risjellë sërish disa momente nga ceremonia e hapjes së TKOB nga “Grand Gala”, ku morën pjesë artisë me famë botërore.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, disa nga artistët japin mesazhet e tyre në lidhje me eksperiencat e tyre para se teatri të merrte tjetër formë.

Në mesazhin e tij kreu i qeverisë thotë se teatri është shpresë për vendin dhe artistët duhet të ndihen të respektuar në vendin ku performojnë.

Ndër të tjera ai premton se do të krijojë kushte të reja dhe dinjtoze teksa thekson se në TKOB ngrihet një perde e re aty ku kanë kënduar ata që kanë bërë histori.

’Prej shumë vitesh, TKOB priste të dilte nga një periudhë e stërgjatë degradimi si rezultat i një kohe të pambarimtë mosndërhyrjeje për mirëmbajtjen apo lërë pastaj rikonstruksionin e vet. Dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë, s’ka nevojë për koment ja dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja, dhe dinjitoze për të qenë në lartësinë e atyre zërave të njohur nëpër botë, por gjithë atyre zërave të rinj që ky vend fatmirësisht i nxjerr me shumicë dhe që u ngjitën shumë shpesh në këtë skenë pa pasur mundësinë të ndihen asnjëherë të respektuar dhe në shtëpinë e tyre për shkak të kushteve.

Kemi një teatër të ri kombëtar i cili ofron një skenë ku zërat magjikë të operas shqiptare por edhe kërcimtarët, valltarët, këngëtarët popullorë jo vetëm të mund të ndihen të respektuar, por të kenë përballë tyre dashamirës, njerëz të pasionuar pas prodhimit të kësaj skene që ulen dhe shijojnë art pa qenë të sulmuar nga i ftohti, lagështira, vapa, zhurmat prej kërcitjeve të të gjitha dërrasave të shtruara prej më shumë se 60 vitesh.

E pra, është një krenari dhe kënaqësi që pasi u kapërcye dhe ajo periudhë mallkimi e cila e pamundësoi hapjen e këtij teatri në kohë si rezultat i një tjetër agresioni mbi shëndetin e njerëzve, aktivitetin social, kulturor, ekonomik të COVID-19 të mund të ngremë përdhen e kësaj skene. Një skene ku kanë kënduar gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij Teatri. Ku kanë luajtur në instrumenta të ndryshëm në një orkestër gjithë ata që kanë bërë historinë e muzikës lirike apo muzikës koncertale apo të lehtë.

Brenda kësaj skene nga ku dashamirësit, të apasionuarit pas gjithë aktivitetit dhe krijimtarisë së kësaj godine të mund të shijojnë duke u ndjerë pjesë e të njëjtit komunitet, komunitetit përtej kufijve, të gjithë atyre që ndjekin muzikën koncertale, operistike, të lehtë në teatrot më prestigjozë të botës ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort.

Nga momenti i ngritjes së përdhes, nuk kemi arsye ti shohim me zili apo duke bërë pyetjen kur do të vijë dita që në Shqipëri të kemi një teatër më të njëjtin dinjitet e respekt për ata që japin jetë, qofshin krijues, protagonistë, spirator,’’ është shprehur kryeministri./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!