Kreu i qeverisë në deklaratën e tij për mediat në lidhje me procesin e vaksinimit anti Covid ka debatuar me gazetarin.
Rama i ka theksuar gazetarit që është e rëndësishme që ti bashkohen thirrjes që të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe jo të përhapin konfuzion te qytetarët.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ky është hapi që po ndjekin të gjithë vendet e botës dhe nuk mund të quhet se është me detyrim por thjesht që personat që nuk duan të vaksinohen nuk mund të rrezikojnë jetën e tyre.
Ndërkohë gazetari i ka theksuar kryeministrit se pse nuk ka një pajisje me kartë të gjelbërt për ato persona që e kalojnë në mënyrë natyrale Covid.
“Unë po flas për vaksinimin dhe kartën e gjelbër, mos e ngatërro dynjanë. Unë s’dua debat por kam ardhur të përgjigjem pyetjes. Unë po flas për ato që janë të pavaksinuar dhe duhet të vaksinohen. Mos bëni konfuzion dhe nuk e përjashtoj atë që thua, por kjo krijon konfuzion”, ka thënë Rama.
Debati:
Gazetari: Unë e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur me kartë.
Rama: Mos krijo konfuzion po flasim për ato që duhet të vaksinohen, pasi kështu krijohet konfuzioni. Kur të flasim për çështje tjera fol, nuk e përjashtova por në Shqipëri ne po përballemi me njerëz që po i besojnë pallavrave të internetit dhe skenave të shfarosjes së pensionistëve, por kur flasim për mekanizmin e detajuar atëherë duhet të flasë. Je vaksinuar ?
Gazetari: Jo e kam kaluar dy herë
Rama: A nuk je vaksinuar ti, vaksinohu se nuk do të futesh në konferenca shtypi.
Ndër të tjera Rama është shprehur se është për të ardhur keq sesi po përhapet panik dhe konfuzion te qytetarët, ndërkohë e gjithë bota po vaksinohen.
“Është injorancë, vaksina është thënë se nuk të mbron nga rinfektimi por që të mbron nga kalimi i saj në gjendje të rëndë. Është e turpshme, se të gjithë ato që kanë një mikrofon dhe një ekran duhet që të jenë të përgjegjshëm pasi bëhet fjalë për jetën e njerëzve. S’ju vjen turp”, ka thënë ndër të tjera Rama./abcnewsa.l