Rama çon kryeministrin holandez te kantieri i piramidës

schedule16:10 - 10 Nëntor, 2021

schedule 16:10 - 10 Nëntor, 2021

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka dërguar homologun e tij holandez tek kantieri i piramidës.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama i shpjegoi Mark Rutte, historikun e piramidës nga diktatura, ndërsa tha se do të shndërrohet në një qendër inovative.

“Tirana është qyteti i rinisë dhe po përpiqemi të kemi aktivitete. Do përpiqemi të organizojmë javën holandeze. Do të kemi aktivitete të ndryshme, na duhet të punojmë me ambasadën,” tha Rama ndër të tjera.

Po ahstu, kreu i qeverisë i tregoi kryeministrit holandez edhe për ndrëtesën e lartë te “shtatë xhuxhat”. “Aty është kulla më e lartë në Ballakn, ndërkohë gjithë fasada do të ndërtohet në mënyrë të tillë që do të krijojë hartën e Shqipërisë,” tha ai.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!