Rama: Brenda 4 vitesh një shtet i tërë në kompjuter, pagat e mësuesve u rritën sipas funksioneve

schedule11:50 - 19 Janar, 2021

schedule 11:50 - 19 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se në katër vitet e ardhshme qeveria e ka synim që çdo marrëdhënie e biznesit me qeverinë, me konsumatorin dhe mes bizneseve do të jenë online.

“Brenda katër vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin. Procesi 30 vjeçar me shkop në dorë i administratës tatimore do të kthehet në një sistem pune me mend në kokë. Do të kalohet në një punë inteligjente e bazuar tek kompjuteri dhe truri inteligjent që do të japë në kohë reale për transaksionet e çdo individi që bën biznes në Shqipëri. Kjo është një punë që ka filluar. Sot ka filluar me marrëdhënien biznes-qeveri me një numër të konsiderueshëm transaksionesh. Gjithë ai zinxhiri problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet në marrëdhëniet bizes-biznes do të marrë fund. Por duke i vendosur të gjithë në pozita të barabarta.

Puna e bërë është kolosale dhe nuk ka tjetër forcë që e bëjnë dot këtë punë. Ne kemi qenë shumë të qartë që ditën e parë dhe vazhdojmë të jemi të qartë. Kush fiton më pak paguan më pak. Kjo do të thotë që nga pjesa më e goditur e atyre që vetëpunësohen, biznesi i vogël është sot më i privilegjuar, zero taksë për fitimin”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se në mandatin e tretë nuk do të ketë ritje apo ulje taksash për biznesin e vogël, pasi siç shpjegon ai nën zeron nuk mund të ulen më.

“Në mandatin e tretë nuk ka më as rritje dhe as ulje. Nuk kemi çfarë ulim më për biznesinin e vogël. Për biznesin e madh do të jemi në të njëjtin pozicion.  Sot inspektorët e tatimeve nuk rrimë më në kafene sepse janë të gjithë të pajisur me GPS. Po ashtu kanë kamera trupi. Duhet që qytetarë të bëjnë të njëjtën gjë siç bëri ajo qytetarja që e çoi pas hekurave atë personazhin e pështirë të spitalit. Vetëm kështu mund të ecim shpejt me pastrimin e këtyre çibanëve”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi se sa i duhet kryeministrit për të përfunduar këtë proces në biznes, ndërkohë që në fund të mandatit të dytë shprehet se janë në mes të rrugës, Rama tha: “Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur këtë sistem por për të parë përfitimet e qeverisë për këtë sistem. Është diçka që ka filluar, është i ndarë në tre faza. Marrëdhënia biznes-shtet ka filluar të hyjë në sistem. Marrëdhënia biznes-biznes do të hyjë në 6 mujor e dytë, dhe vitin e ardhshëm do të hyjë në marrëdhëniet biznes-konsumtaor. Është një shtet i tërë në kompjuter, një shtet i tërë në marrëdhënie mes kompjuterash. Gjitha marrëdhënia njerëzore mes konsumatorit, biznesit dhe shtetit kalon në plan të dytë. Dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet në kohë reale kompjuterike”.

I pyetur gjithashtu nga gazetarja lidhur me pretendimet e shoqatës së arsimtarëve se paga nuk është rritur me 15% sikurse ka deklaruar qeveria, por 9% Rama tha se rritja është bërë sipas funksioneve, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, ka qenë e qartë që në krye të herë. Nuk është 7×7 bëjnë 42”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!