Rama bën ironi me Bashën, i përgjigjet Bardhi: Në këtë kohë krize, kryeministri merret me videomontazhe të turpshme

schedule21:55 - 19 Prill, 2020

schedule 21:55 - 19 Prill, 2020

Një nga rrjetet sociale  më të përhapura në këtë kohë pandemie është Tiktok, i cili duket se edhe në Shqipëri ka qenë një ndër më të përdorurit në këtë kohë karantine.

Kryeministri Edi Rama është një ndër personat që duket se nuk i ka shpëtuar impaktit të këtij rrjeti social.

Këtë të dielë kreu i qeverisë ka publikuar një video të shkurtër, në qëndër të së cilit është pa dyshim kryedemokrati Lulzim Basha.

Në videon e montuarm, shkëputur nga fjalimi i tij nga selia blu, Basha thotë “Unë dhe PD kemi marrë…fund”.

View this post on Instagram

💐😷

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Duket se kryeministri një mënyrë të tillë e ka përdorur si një përgjigje ndaj të gjithë akuzave të ardhura nga PD-ja, sa i përket menaxhimit të situatës ndaj CODI-19.

Ndërkohë nga kampi blu i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili e ka quajtur veprim të turpshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën dhe nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi.

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Cfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën”, shkruan Bardhi./abcnews.al