Nga Saranda, ku është ndalur në kuadër të turit falenderues, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për kryetarin e bashkisë së Finiqit, Romeo Cakuli. Kreu i qeverisë i tha kryebashkiakut se e ka emrin romantik dhe se duhet që të bëjnë një festival dashurie me libra dhe drama.
“Faleminderit që votuat Romeon, sa romantik e ke këtë emër. Do të bëjmë në Finiq një festival të dashurisë me libra, me drama, me poezitë e dashurisë. Mendoje qeveria do të të mbështesë. S’ka më bukur, kreu i bashkisë Romeo ju fton në festivalin e dashurisë,” tha kryeministri./abcnews.al