Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij me gazetarët i ka cilësuar si terroriste protestat e zhvilluar deri më tani për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe kriminele ato që fshihen pas tyre.
Rama në fjalën e tij ka theksuar se është i sigurtë që kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk është fshihet pas këtyre protestave, por një qëndrim i tillë është një tjetër konfimrim për dështimin e tij si lidër i opozitës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se dorëheqja e ministrit Lleshaj, nuk ishte se ai ishte fajtor por një mesazh për tu bashkuar me dhimbjen e familjes Rasha pasi djali i tyre u vra nga arma e një punonjësi të shtetit.
“E drejta e protestës është e padiskutueshme, por kjo s’do të thotë se protestuesit kanë të drejtë aty ndahen dhe qeveritë demokratike me qeveritë që mund të jenë zgjedhur demokratikisht por nuk janë të tilla, aty ndahet dhe qeveria jonë me atë që kemi pas para 7 vitesh. Si mund të diskutohet tani nga rruga jo këto por dhe sikur të ishin 500 mije veta që kërkojnë ikjen e drejtorit të policisë, nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush vjen por vendoset në bazë të asaj që është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë jo se ishte e përfshirë në ngjarje por se 25 vjeçarin e vrau arma e shtetit, ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të largohej jo se kishte përgjegjësi direkte apo indirekte por ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje mos ishte me fjalë por që moralisht ministri të thoshte atë që tha. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës.
LEXO EDHE: Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Ja përse e cilësuam aksident
Dhe unë të mos isha kryeministër do të kisha dalë në protestë në atë të parën jo për tu hedhur në fyt policëve dhe për të lëshuar gojën por për të dëshmuar indinjatën, qytetarisht dhe për të dëshmuar vendosmërinë qytetarë për të kërkuar drejtësinë. Për të thënë të gjitha këto që në momentin e parë është mbajtur qëndrimi korrekt dhe të mos ishin disa nga mediat sigurisht që ngjarja dhe qëndrimi ndaj saj nuk do të ishte ndotur nga marrëzitë që janë shkruar.
SHÇBA-ja ka marrë menjëherë përsipër atë që i takonte, pasi policia e hstetit nuk mund të hetonte diçka që kishte si rezultat i një veprimi ekstrem të një polici dhe menjëherë autori u kap dhe doli para gjyqit.Mua më vjen keq qe Bashën dhe është një tjetër rast që është një lidër pa karakter, pasi jam i bindur që ai nuk ka lidhje me asnjë nga këto por e bën dyfish fajtor, pasi një lidër si ai i opozitës duhej të dilte dhe të thoshte se këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhë në pushtet por si gjithmonë ai është i papranishëm për atë që ndodh. Asgjë nuk ka lidhje me zemërata dhe me teoritë e atyre që bredhin studiove si komentatorë supremë të jetës morale dhe sociale, por është një tjetër akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës, këto të dy janë pas asaj, dhe ato që kanë predikuar revolucione.
Këtë e dinë edhe peshqit e liqenit artificial dhe të gjithë, secili nga ju e di këtë që po them unë tani, e di çdo shqiptar i majtë apo i djathtë, dhe ato që teorizojnë dhunën, dhe ato që thonë punë e madhe se u dogj pema e vitit të ri. Por çështje kjo mënyrë e të folurit. Çfarë edukohet me një qëndrim të tillë edhe fëmija në shtëpi nëse ndjen padrejtësi ti vërë zjarrin shtëpinë”, ka thënë Rama./abcnews.al