Rama: Asnjë prurje e re në listat e PD-së, betejën e kemi me vetveten

schedule14:01 - 9 Mars, 2021

schedule 14:01 - 9 Mars, 2021

kryeministri Edi Rama është shprehur se në listat e Partisë Demokratike nuk është parë të jetë i përfshirë asnjë figurë e re politike.

Sipas tij rurja e re për PD-në ishte Gjekmarkaj, i cili tashmë sipas tij do t’i largohet klubeve të natës mediatike si një personazh turbullues për familjet.

“Më interesante është se në PD nuk ka asnjë prurje të re përveç Agron Gjekmarkaj. Është një kontribut i PD-së që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjet por nuk është një akt respekti për demokratët e Lezhës. Para se të vija këtu pash deklaratën e një zonje që nuk e njoh, por që ishte kandidate e PD-së në Kurbin dhe për kuriozitet u interesova dhe pash se kishte fjalë të mia. Ajo kishte thënë se meqë nuk kanë gra në listat e PD-së do të mbështesnin atë të PS-së.

LEXO EDHE: Rama: Lista e PS-së fuqia e ndryshimit, skuadra e Partisë Demokratike është zhgënjyese

Lista e PD-së nuk përfaqeson gratë janë brenda mureve të SHQUP. Ne nuk e kemi betejën me PD-në apo me LSI-në por me vetveten për tu bërë sa më të mirë në çdo hap dhe sa më të denjë për njerëzit. Natyrisht ne e kemi betejën për të fituar mendjet e njerëzve. Ne nuk mundemi dot që të jemi njerëz që drejtojmë këtë forcë politike dhe të listojmë këtë ide që kemi për njëri tjetrin brenda mureve. Nuk mjafton. Sado pozitive dhe me bindje të jetë ideja ime nuk mjafto. Cila është ideja e publikun jo vetëm për njërin apo tjetrin por për PS-në.

Qëllimi ynë është që të rrafshojmë muret ndarëve, PS-ja apo rilindja, është absurde që njerëz që e shikojnë një parti nga jashtë që të kërkojnë një parti që të mos rilindë duke u hapur. Nuk janë dy gjëra të ndryshme është Partia Socialiste që ka detyrimin të vetëndryshojë”, ka thënë Rama. e.su./abcnews.al