Rama akuzoi SPAK, Kryemadhi: Dvorani ka një histori të fshehtë dhe ti e di mirë

schedule14:57 - 7 Maj, 2022

schedule 14:57 - 7 Maj, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, këtë të shtunë në një takim me gjimnazistët i është përgjigjur dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat që ai ka bërë ndaj SPAK.

Në fjalën e saj Kryemadhi ka theksuar se Rama po i bën avokatit mbrojtës Dvoranit, pasi ky i fundit ka një histori të fshehtë dhe që kryeministri e di mjaft mirë.

 

Ndër të tjera ajo është shprehur se kryeministri ka dhënë urdhër për të prishur një aksion që kapte të flagrancë Dvoranin në një aferë korruptive.

“Dvorani ka një histori të fshehur, Rama me urdhër të tij dëmtoi një aksion që kapte në flagrancë dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive dhe ai e di shumë mirë që kjo gjë sado të tentojë Rama nuk prishet, Rama kërcënon SPOAK duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj SPAK, por duhet të heqë drejtorët e Bashkive të Tiranës që të mos rrinë poshtë shtëpive të prokurorëve të SPAK, të depolitizojë Policinë e Shtetit, se ajo që po ndodh sot me të rinjtë është e tmerrshme, Rama duhet të kuptojë që nuk duhet të kërcënojë shqiptarët sa herë i vjen litari në fyt”, ka thënë ajo.

Ndërkohë kujtojmë se Rama paraditen e sotme gjatë Asamblesë kombëtare të PS-së ka kritikuar SPAK se nuk po heton siç duhet për të nxjerrë para drejtësisë peshkaqenët e mëdhenj. /abcnews.al