Rama: 238 mijë të punësuar përfituan nga paketat ekonomike e qeverisë për Covid

schedule09:31 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:31 - 30 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka theksuar se rreth 238 mijë të punësuar dhe 82 mijë biznese përfituan nga paketat ekonomike të qeverisër për përballimin e pasojave të pandemisë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook publikoi një foto me disa të dhëna se sa kanë përfituar nga fondi prej 12 miliardë lekësh.

Sipas Ramësnga paketa e parë kanë përfituar 65,361 të punësuar që i përkasin 38,840 bizneseve nga fondi prej 5.1 miliardë lekësh.

Ndërsa nga paketa e dytë 172,522 të punësuar nga 43,249 biznese nga fondi prej 6.9 miliardë lekësh.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!