Mbi 210 fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes që prej nisjes së këtij programi në vitin 2019. Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“MIRËMËNGJESI dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë që qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë./abcnews.al