Ralf Gjoni pas përjashtimit: Kuvendi po përgatit plan “ogurzi” për të miratuar Reformën Zgjedhore

schedule10:28 - 27 Maj, 2020

schedule 10:28 - 27 Maj, 2020

Deputeti Ralf Gjoni ka akuzuar kryeparmentarin Gramoz Ruçi se ka firmosur përjashtimin e tij për shkak se po tentohet të votohet Reforma Zgjedhore në Kuvend, duke anashkaluar punën e Komisionit të ngritur për hartimin e tij.

Gjoni tha se qeveria po ndërmerr të gjitha këto vendime, në vijimësi edhe të shembjes së Teatrit Kombëtar, duke shfrytëuar pandeminë e koronavirusit.

“Bëhej fjalë për Komisionerin për të drejtën e informimit dhe të dhënat personale. Unë kisha shprehur dëshirën për t’i bërë pyetjet në seancë për çështjet që ishin ngritur nga shoqëritë civile që kanë kërkuar transparencë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Komisioneri ka për detyrë të hetojë veprimin e shtetit. Ka shumë hije për qëndrimet e tij. Shumë krime dhe korrupsion fshihen. Unë kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të Kaluar Reformën Zgjedhore në parlament gjatë dy tre javëve të ardhshme duke anashkaluar komisionin e ngritur për të. këta duan që përmes krizës së koronavirusit dhe përjashtimit të deputetëve vokalë të shembin Teatrin dhe  të kalojnë atë palo Reformë Zgjedhore.

Ndaj dhe unë besoj se jam përjashtuar se kam evidentuar intimidimin e votës nga socialistët. Shumë deputetë janë intimiduar me presion psikologjik dhe joshje financiare. Unë kam informacione por do i ruaj për në momentin e duhur. Përjashtohem unë, i mbyllet goja edhe deputetëve të tjerë si Andi Përmeti. Pa dashur harrova një nga elementët më kryesorë. Unë dhe Hajdari kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Ramën për Teatrin. Kaq frikë kanë Rama, Ruçi dhe Balla. Alket Hyseni shau Berishën si plak autik dhe askush nuk reagoi. Ai sot drejton Këshillin etik”, tha Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!