Ralf Gjoni e ka seriozisht: Priten vrasje të bujshme në Shqipëri

schedule11:08 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:08 - 22 Shkurt, 2021

Ralf Gjoni, i futur në Kuvend nga listat e LSI-së ka bërë një paralajmërim të bujshëm në Kuvend duke theksuar se në Shqipëri pritet të ketë vrasje të bujshme. Gjoni u shpreh se vendi pritet të përballet me skenare si ato të viteve ’70 ku mafia vriste politikanë në Itali.

Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.

Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit“, tha Gjoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!