Tashmë, gjithçka u bë e sigurt. Adrion Pajaziti do të kalojë tek Hajduku në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe mediat kroate e cilësojnë si përforcimin më të rëndësishëm, që do të realizohet pasi këtë të hënë Goran Vucevic u zgjodh në postin e drejtorit sportiv.
Vucevic kishte premtuar Pajazitin nëse zgjidhej, dhe tani është në detyrë.
Gjithsesi, një rol të madh e pati ylli i madh i futbollit kroat, Ivan Rakitiç.
Legjenda e kombëtares së “të zjarrtëve” dhe e Barcelonës, por që sezonin e kaluar u bashkua me Hajdukun, I ka telefonuar shqiptarit për ta bindur plotësisht që të shkonte në stadiumin “Poljud”.
Sipas mediave kroate, “Vecernji List” e “Dalmatinski Portal”, Rakitiç I shpjegoi 22-vjeçarit se përse Hajduku është një ekip I madh, dhe është I duhuri për të.
Pajaziti po cilësohet në Kroaci si ylli I kampionatit për paraqitjet që bëri sezonin e kaluar për Goricën, pasi kaloi një pjesë të karrierës në Angli tek Fulham.
Ai shënoi 3 gola, të cilët ishin të rëndësishëm pasi sollën humbjen e Dinamos së Zagrebit dhe të Osijekut, si dhe barazimin pikërisht kundër Hajdukut.
Pritet që mesfushori ofensiv I kombëtares shqiptare të përfitojë 300 000 euro në sezon, një shifër jo e jashtëzakonshme, por e rëndësishme në klubin dalmat./abcnews.al

