Rakiç paralajmëron protesta të serbëve në institucionet e Kosovës

schedule17:13 - 22 Nëntor, 2022

schedule 17:13 - 22 Nëntor, 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media në Mitrovicë, e ka bërë kryeministrin Albin Kurti përgjegjësin e vetëm për mosarritjen e një marrëveshje për çështjen e targave të hënën në Bruksel.

Ai bëri të ditur se sot, deri në mëngjes, ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Rakiç, siç raporton “N1”, ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

“Deri në mëngjes kemi pasur një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq. Në atë takim ishin të pranishëm ministrat, kryeministri dhe drejtori i zyrës për Kosovë. Ndoshta ishim të lodhur, por kur pamë shqetësimin e presidentit Vuçiç dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga Prishtina, asgjë nuk ishte e vështirë për ne. Asnjë marrëveshje nuk është arritur në Bruksel dhe Prishtina është përgjegjëse për këtë”, është shprehur ai.

Sipas kreut të Listës Serbe, serbët nga Kosova duan vetëm paqe dhe kërkon që të mos rriten tensionet dhe të mos përdoret forca kundër tyre.

 “Ne serbët nga Kosova vetëm kërkojmë që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen ashtu siç është rënë dakord në Bruksel… Ne duam të jetojmë në paqe, të jemi vetëm dhe të qëndrojmë në vatrat tona shekullore”, tha Rakiç.

Ai vlerësoi se tri gjëra “e mbushën kupën”, shkarkimi i Nenad Gjuriçt, vendimi i njëanshëm për targat dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, për të cilin, sipas tij, është pritur për 10 vjet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!