Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Raketë” me Audin e tij, e pëson Fation Kuqari i “Përputhen”, policia i çon gjobën “në shtëpi”

schedule23:13 - 22 Korrik, 2021

schedule 23:13 - 22 Korrik, 2021

Nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndëshkimit nga policia, Fation Kuqari, një nga të rinjtë  dalë nga reality show “Përputhen”, i cili ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi. Së fundmi Abcnews.al, mëson se Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!