Raketat Taurus, Gjermania kundër Rusisë/ Sotiri: Merz kërkon të marrë lidershipin në Europë

schedule21:33 - 29 Maj, 2025

schedule 21:33 - 29 Maj, 2025

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se vendimi i Gjermanisë, për t’i lejuar Ukrainës raketat Taurus, tregon se kancelari gjerman, Friedrich Merz kërkon të marrë lidershipin në Europë.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Sotiri u shpreh se kjo vjen pas pati dështim në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e SHBA.

“Ndryshimi i kursit në politikën gjermane dhe pikërisht të Merzit, është nevoja apo përpjekja e kancelarit gjerman për të marrë lidershipin në Europë. Por vjen edhe pas jnë sërë tavolinash të dështuara, mes SHBA, Ukrainës dhe Rusisë. Duket se revanshi rus nuk kishte ndërmend të ndalonte në 20 përqind të territorit. Kjo lëvizje, mendoj që u justifikua edhe me limitimin e targetimit të objekteve ushtarake. End enuk dihet nëse këto do të përdoren dhe to të lejohen. Mendoj se duhet të ketë një dakordësi mes liderëve europianë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!