Raketat alarmuan NATO-n, Polonia vendos tel me gjemba përgjatë kufirit rus

schedule01:39 - 17 Nëntor, 2022

schedule 01:39 - 17 Nëntor, 2022

Polonia ka instaluar tel me gjemba përgjatë kufirit të saj me Rusinë pas sulmit të djeshëm me raketa që ngriti NATO-n në këmbë.

Ushtarët vendosën një gardh me gjemba 10 metra të gjerë pranë fshatit Szyliny afër enklavës ruse të Kalinigradit mes frikës se Moska do të provokojë një krizë migrantësh për të bërë kërdi në BE.

Aleatët e NATO-s po forcojnë mbrojtjen e tyre ajrore pas sulmit të djeshëm me raketa që vrau dy persona në Poloni.

Sllovakia po forcon sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ndërsa Lituania i bëri thirrje NATO-s të rrisë masat parandaluese përgjatë krahut të saj lindor me Rusinë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Rusia ishte fajtore për një takim urgjent të NATO-s pas vdekjes së dy fermerëve vetëm milje larg kufirit ukrainas.

Pavarësisht se fillimisht kishte frikë se ishte një raketë ruse, tani besohet se arma ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase që ra përtej kufirit në Poloni gabimisht.

Ishte hera e parë që një raketë kalonte përtej kufirit me Ukrainën  që nga pushtimi në shkurt.

Udhëheqësit e G7 dhe NATO-s mbajtën një sërë takimesh urgjente lidhur me shpërthimin, ndërsa Rusia reagoi me zemërim ndaj fajësimit fillimisht për sulmin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!