Dy persona kanë humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë.
Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Sinekhubov, përmes një postimi në rrjetin social shkruante se si pasojë e raketave ruse kanë humbur jetën 4 persona, më pas ai sqaroi se kishin humbur jetën dy vullnetarë një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar u.
Ndërkohë vjeshtën e kaluar, Ukraina çliroi disa fshatra dhe qytete në rajonin e Kharkiv, por që atëherë ushtria ruse ka bombarduar vazhdimisht zonën, duke shkatërruar infrastrukturën kritike dhe duke plagosur ose vrarë banorë./abcnews.al