Raketa ruse godet anijen turke të mallrave në bregdetin rumun

schedule18:46 - 13 Shtator, 2024

schedule 18:46 - 13 Shtator, 2024

Një raketë e dyshuar ruse goditi një anije mallrash të drejtuar nga Turqia për në Ukrainë, afërsisht 48 kilometra larg bregdetit rumun, kanë njoftuar autoritetet e Kievit dhe Bukureshtit.

Zyrtarët ukrainas thanë në një deklaratë se raketa ishte lëshuar nga një bombardues strategjik rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk kishte viktima në incident, ndërsa fotografitë e ofruara nga zyra e tij tregojnë dëme të konsiderueshme në disa pjesë të anijes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!