Nga Francesca Salvatore, Il Giornale
Copëzatmëtë mëdha të raketës kineze “Long March-5B” që kishte dalë jashtë kontrollit ranë mbi Oqeanin Indian në orët e para të mëngjesit të së dielës. Por deri në atë moment shumë vende të botës ishin në ankth për atë që mund të ndodhte nëse raketa 18 tonëshe do të binte mbi një zonë të populluar.
Edhe pse kjo ngjarje pati fatmirësisht një “fund të lumtur”, ajo ngre një pikëpyetje me një rëndësi gjeopolitike në rritje:problemin e mbeturinave hapësinore. Në këtë përkufizim përfshihet çdo pjesë e makinerive apo pajisjeve të braktisura nga njerëzit në hapësirë.
Ky term mund t’i referohet si objekteve të mëdha siç janë satelitët e braktisur që kanë pësuar defekte ose janë lënë në orbitë në fund të misionit të tyre.
Por me kalimin e kohës, ky përkufizim është zgjeruar për të përfshirë objekte të mëdha dhe të vogla si satelitët në pension, fragmente dhe pjesë të mbetura nga anijet kozmike, kaçavida, vida dhe bulona, doreza të humbura dhe madje edhe sasi të ndryshme boje.
Gjatë viteve të aventurave të njerëzimit jashtë Tokës, hapësira është e mbushur me këto mbetje të cilat nëse janë të mëdha, dhe mund të përbëjnë një rrezik serioz kur drejtohen drejt planetit tonë, duke marrë flakë.
Disa anije kozmike, si Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, janë të pajisura me pajisjeje mbrojtëse të veçanta për të parandaluar këtë lloj ngjarjesh. Por problemi kryesor mbeten aktivitetet jashtë këtyre anijeve.
Për këtë arsye, në vitin 1993, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, u krijua Komiteti i Mbetjeve Hapësinore, që ka për detyrë të koordinojnë komunikimin midis agjencive kryesore hapësinore në botë, në mënyrë që të gjenden zgjidhje të përbashkëta të këtyre problemeve.
Pas dekadave ngecje në vend gjatë së ashtuquajturës “Lufta e Yjeve”, vitet e fundit kanë parë fillimin e një gare të re hapësinore, sidomos për qëllime teknologjike, duke e formësuar sërish këtë pjesë të Universit.
Pra, rëndësia e shtuar e çështjeve mjedisore e ka shoqëruar gjeopolitikën hapësinore me nuanca të reja të lidhura me ndotjen, parimet e kujdesit bazuar në moton “ndotësi paguan”, si dhe përgjegjësinë diplomatike të lidhur me këto aksidente dhe dëmet që ato mund t’u shkaktojnë kombeve të tjera. Të gjitha çështjet e reja që kërkojnë qasje dhe zgjidhje inovative.
Shkalla e lartë e ndërvarësisë teknologjike dhe ekonomike që ka arritur bota midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe fillimit të pandemisë së Covid-19, kërkon më shumë se kurrë zbatimin e parimit të bashkëpunimit për menaxhimin global të problemeve mjedisore të hapësirës.
Përveçse përbëjnë një rrezik për Tokën, mbeturinat hapësinore janë shumë të rrezikshme për vetë aktivitetet hapësinore.
Përveç 23.000 copë mbeturinave që gjenden në orbitën e Tokës,dhe që janë më të mëdha se 5-10 centimetra që kemi pasur mundësi t’i gjurmojmë dhe katalogojmë, ekzistojnë qindra miliona të tjera që ne nuk mund t’i zbulojmë.
Ato janë objekte të mëdha dhe të vogla që udhëtojnë me shpejtësi vdekjeprurëse, dhe që rrezikojnë misionet civile, tregtare dhe ushtarake në hapësirë. Dhe nëse mbeturinat që mbajnë flamurin e një kombi/misioni godasin dhe dëmtojnë strukturat e kombeve të tjera (ndoshta edhe armike) gjërat ndërlikohen.
Ngjarje të këtij lloji kanë ndodhur disa herë, por vetëm pas vitit 1990 ato filluan qëtë diskutohen seriozisht nga ekspertët dhe politikanët. NASA raportoi përplasjen e parë të njohur ndonjëherë midis dy objekteve në hapësirë në korrikun e viti 1996, kur sateliti ushtarak francez i zbulimit “Cerise”, u godit dhe u dëmtua rëndë nga një fragment i një shpërthimi në fazën e fundit të lëshimit të raketës “Ariane”.
Tre vjet më parë, një vrimë me diametër mbi 1 cm u gjet tek një antenë e montuar në Teleskopin Hapësinor Hubble. Një grumbull mbeturinash kishte depërtuar plotësisht brenda antenës (edhe pse ajo vazhdonte të funksiononte). Ndërkohë. në vitin 2001 dritaret e anijes hapësinore u zëvendësuan 80 herë për shkak të përplasjeve me objekte të vogla më pak sesa 1 mm.
Gjithsesi, vetë aksidentet mund të kenë gjithashtu një ndikim të madh në rritjen e “resë” së mbeturinave në hapësirë. Në vitin 2009, për herë të parë një satelit komunikimi i SHBA-së“Iridium-33”, u përplas me satelitin rus jo-funksional “Cosmos-2251”, ndërsa të dy po udhëtonin mbi Siberinë Veriore.
Vetëm ajo përplasje, shkaktoi më shumë se 2.300 fragmente mbeturinash. Agjencia Evropiane e Hapësirës, është ndër organizatat ndërkombëtare që kryejnë veprimtari të mbikëqyrjes duke përdorur teleskopët optikë dhe radarët.
Radari është më efikas për zbulimin e mbetjeve që ndodhen nën 5.000 km lartësi, ndërsa preferohet gjurmimi për nivele më të larta të lartësisë. Të dhënat orbitale që merren me mbi mbeturinat në hapësirë, përpilohen në katalogë që janë gjerësisht të disponueshëm nga komuniteti hapësinor.
Këtu përfshihet baza e të dhënave DISCOS (baza e të dhënave dhe sistemi i informacionit mbi objektet në hapësirë), që mbahet nga stafi i Analizës së Misionit në Qendrën e Operacioneve Hapësinore të ESA (Agjencisë Evropiane të Hapësirës) në Darmshtad të Gjermanisë.
Megjithëse bashkëpunimi në këtë fushë po jep rezultate të mira, disa studiues ngrenë disa dyshime në lidhje me përhapjen e operacioneve të “pastrimit të hapësirës“. Kombinimi i zgjidhjeve qeveritare apo tregtare për të adresuar problemin e mbeturinave orbitale – qofshin këto lazer, rrjeta, magnetë, armë robotike, apo satelitë shërbimi – rrezikon të nxisë perspektivat e një gare për dominim në hapësirë.
Kështu mendon Saadia Pekkanen, bashkëkryetar i Forumit Hapësinor SHBA-Japoni dhe bashkë-drejtor i Nismës së Sigurisë Hapësinore në Universitetin e Uashingtonit. E njëjta teknologji që mbledh mbeturinat, mund të bëjë të njëjtën gjë me një anije kozmike funksionale.
Deri më tani, zgjidhjet e propozuara kanë qenë kryesisht të natyrës teknologjike ose menaxheriale. Por një qasje më e mirë ndaj problemit të mbeturinave hapësinore, mund të jetë vendosja e një pagese për përdorimin e orbitës, pra një tarifë për satelitët që sillen rreth orbitës.
Një studim vlerëson se tarifa për secilin satelit do të llogaritet, duke u bazuan në koston e industrisë për vendosjen e një sateliti tjetër në orbitë, përfshirë kostot aktuale dhe të parashikuara të ardhshme për rreziqet shtesë të përplasjes dhe prodhimit të mbeturinave hapësinore.
Në modelin e zhvilluar nga 3 shkencëtarë, ajo që ka rëndësi është që operatorët satelitorë të paguajnë koston e rrezikut të përplasjes së vendosur mbi operatorët e tjerë. Këto janë taksa që do të rriten me kalimin e kohës, për të llogaritur vlerën në rritje të orbitave më të pastra. Sipas llogaritjeve të tyre, në rastin më optimal, taksa do të rritet me një normë prej 14 për qind në vit, duke arritur afërsisht 235.000 dollarë për satelit në vit, deri në vitin 2040. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al