Rakacolli tregon nëse vendi do të mbyllet këtë fundjavë

schedule12:43 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:43 - 2 Dhjetor, 2020

Komiteti i Ekspertëve nuk e ka diskutuar të paktën deri më tani mundësinë e mbylljes së vendit gjatë kësaj fundjave.

Kjo ishte përgjigja e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli kur u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë pretendim.

Rakacolli tha se situata është nën kontroll dhe se nuk e sugjeron një fakt të tillë.

Megjithatë, Rakacolli nuk i përjashtoi në rast se situata përkeqësohet, sa i takon shifrave të infektimeve apo vdekjeve nga Covid-19.

Pyetje/Përgjigje

A është e vërtetë që komiteti i ekspertëve ka sugjeruar një mbyllje gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e infeksionit por nuk është pranuar se lidhet dhe me ekonominë e vendit?

Rakacolli: Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment.

A do kemi mbyllje në fundjave dhe reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në 6?

Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!