Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka pasur ulje të shtrimit të spitale, por dhe rasteve pozitive.
Rakacolli gjatë komunikimit me kryeministrin Edi Rama, ministren Ogerta Manastirliu foli po ashtu për vizitën e ekspertëve turq në Tiranë, të cilët kanë parë nga afër situatën në spitale.
Ajo shtoi se ekspertët kanë vlerësuar se ulja e shtrimeve në spitale dhe infeksioneve ka ardhur si pasojë e masave me nivel mesatar që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve.
LEXO EDHE: Situata nga koronavirusi, Rama: Sistemi është i qëndrueshëm, kemi akoma hapësira
“Kemi pasur mundësinë që të diskutojmë dhe të ndajmë eksperienca me kolegët turq. Gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin e tyre. Kemi diskutuar mbi situata epidemiologjike si dhe mbi masat e marra. Kemi shqyrtuar me vëmendje strategjinë e përballjes vjeshtë-dimër. Kolegët turq kanë pasur rastin të shkojnë edhe në terren, duke parë nga afër situatën. Kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë edhe për problemet në të ardhmen. Ka një ulje të numrave të të shtruarve në spital dhe pozitivitetit. Ekspertët e kanë vlerësuar si një vlerë e ardhur nga masat me nivel mesatar që janë marrë. Po vazhdojmë ta monitojmë situatën që të vazhdojmë ta kemi të kontrolluar. Ky takim do të ketë vazhdimësi në të ardhmen”, tha Rakacolli. g.v/abcnews.al