Rakacolli: Kjo javë vendimtare për shtimin e masave kufizuese, çfarë ndodh nëse rriten rastet

schedule13:06 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 13:06 - 8 Dhjetor, 2020

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket një hapi për shtim të masave kufizuese.

Ajo deklaroi se javën e ardhshme duke parë ecurinë e rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID do të merret vendimi për masat.

“Na duhet një javë tjetër për të parë nëse do të vazhdojnë kjo qëndrueshmëri për të vlerësuar nëse duhet të vendosim masa të reja”, deklaroi Rakacolli./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!