Rakacolli: Kemi 300 respiratorë! Nëse nuk zbatojmë rregullat, na “karantinon” sëmundja

schedule21:53 - 16 Qershor, 2020

schedule 21:53 - 16 Qershor, 2020

Zv.ministrja e Shëndetësisë deklaroi se tashmë strukturat spitalore në vend kanë në gjendje 300 respiratorë.

Megjithatë ajo theksoi se me me gjithë rritjen e shifrave vetëm dy prej tyre janë në përdorim, pasi gjendja e pacientëve është e stabilizuar.

“Njerëzit nuk duhet të përqafohen akoma. Virusi do na ndryshojë mënyrën e jetesës. Conte tashmë po hetohet që mbyllet vonë. Ne u mbyllëm herët, ky ishte suksesi. Sot jemi më të përgatitur se në janar. Kemi më shumë dijeni, eksperiencë dhe siguri.

Ne kishim rreth 200 respiratorë dhe nuk i kemi përdorur. Kemi blerë rreth 100 të tjerë. Sot përdoren vetëm dy.”, tha Rakacolli.

Ajo u shpreh se numrat tani për tani janë nën kontroll, por shtoi se nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat atëherë do të karantinohen nga sëmundja.

LEXO EDHE: Rakacolli në “Provokacija”: E prisnim rritjen e shifrave, si është gjendja e pacientëve në spital

“Nëse njerëzit nuk i ndjekin rregullat do karantinohemi nga sëmundja. Do jetë karantinim pa detyrim. Unë them se numrat hë për hë janë të kontrolluara. Jemi akoma në kohë që po i zbatuam udhëzimet si kemi thënë, besoj se do jemi si ishim përpara, do bëjmë plazh, do vazhdojmë turizmin.

Efekti i masave do duken pas një jave, nëse do vazhdojmë korrigjimin nga sot. Virusi ka një kohë inkubacioni që maksimalisht shkon dy javë.

Kryeministri është shumë i kujdesshëm dhe ka kërkuar vazhdimisht mendim të ekspertëve dhe është konsultuar dhe me profesionistë. 

Duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë ashtu si ishim në fillim. Po të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë moment patjetër që do ia dalim”, përfundoi Rakacolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!