Rakacolli: Është rritur numri i testeve Covid, hetimi epidemiologjik nuk ka ndryshuar

schedule13:47 - 19 Gusht, 2020

schedule 13:47 - 19 Gusht, 2020

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe kryetare e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli në një intervistë për Abc News ka folur në lidhje me situatën e Covid 19 në vendin tonë.

Rakacolli në intervistën e saj me gazetaren Suela Demiri, është shprehur se në kuadër të hetimit epidemiologjik është bëri i mundur edhe rritja e numrit të testeve.

Ajo ka theksuar se nuk është e rëndësishme që të merren parasysh raportet ditore për të bërë një bilanc në lidhje me situatën pandemike në vend, minimumi duhen raportet javore.

Numri i testeve është rritur ai ka lëvizur në varësi të trendeve javore dhe ditore që kanë qenë në rritës pavarësisht ditëve. Testate e kryera së fundmi janë të gjithë testet e bëra në Shqipëri në laboratorët publik dhe privat që janë të liçensuar për këtë. E rëndësishme është që të shikojmë trendin dhe pozitiviteti pasi vetëm kështu do të nxjerrim konkluzioni në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Edhe në laboratorin publik ka shumë persona që mund të shkojnë dhe të dalin negativ, nuk dalin konkluzionet në një ditë por duhet të bazohemi në ecurinë javore dhe një javore, ndërsa raportet ditore janë se si është ecuria ditore.

Strategjia e testimit nuk ka ndryshuar, por është ajo testo, gjurmo dhe trajto. Vijon të bëhet me përpikmëri hetimi epidemiologjik, se cilët persona ka takuar, ku ka qëndruar e ato persona dhe këto njerëz mund të jenë më të rriskuar dhe për këtë u jepen këshillat që duhet në bazë të rregullave të hartuara.

Personat që thonë që nuk u është marrë tamponi mund të enë klasifikuar për tu marrë më vonë tamponi, në bazë të hetimit epidemiologjik ndodh dhe të caktohet se kur do ju merret ose jo tamponi. Ka ekspertë të fushës që janë kritik ndaj komitetit teknik”, është shprehur Rakacolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!