Raisi fillon turneun në Afrikë, kërkon bashkëpunim ekonomik

schedule10:49 - 12 Korrik, 2023

schedule 10:49 - 12 Korrik, 2023

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi u prit të mërkurën me tapet të kuq nga homologu i tij kenian, William Ruto, teksa filloi një turne në tre vende në Afrikë, të cilin Teherani e ka cilësuar si një “fillim të ri” në marrëdhëniet e tij me kontinentin afrikan.

Udhëtimi i Raisit në Afrikë, i cili vazhdon në Ugandë dhe Zimbabve, është i pari nga një president iranian në më shumë se një dekadë.

Ky udhëtim nënkupton përpjekjet e Iranit për të zgjeruar marrëdhëniet e tij ekonomike dhe për të eksploruar mundësi të reja mes sanksioneve të ashpra të SHBA-së.

Irani rriti përpjekjet e tij për shtrirje diplomatike me vendet e botës në zhvillim pasi ish-presidenti SHBA-së Donald Trump hoqi dorë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

Në qershor, Raisi vizitoi tre vendet e Amerikës Latine, Venezuelën, Nikaraguan dhe Kubën për të gjetur mbështetje.

Këto tre vende Irani i cilëson si aleatë, pasi ato gjithashtu janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Jashtme iraniane njoftoi të shtunën se tregtia midis Iranit dhe vendeve afrikane parashikohet të kalojë 2 miliardë dollarë këtë vit, pa dhënë një shifër krahasuese për vitin 2022.

Udhëtimi i Raisit në Keni, fuqia ekonomike e Afrikës Lindore, do t’u ofrojë të dy vendeve një “mundësi për të rishikuar dhe ringjallur marrëdhëniet e tyre dypalëshe për përfitimin reciprok të njerëzve të të dy vendeve”, tha të martën ministria e Jashtme e Kenisë.

Raisi pritet të fluturojë në Ugandë për të diskutuar tregtinë dhe marrëdhëniet dypalëshe me Presidentin Yoweri Museveni, dhe më pas në Zimbabve.

Udhëheqësi i fundit iranian që vizitoi Afrikën ishte Mahmoud Ahmadinejad në vitin 2013./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!