Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raiola tregon sekretin e madh, zbulohet goditja e Real Madrid

schedule20:54 - 3 Maj, 2020

schedule 20:54 - 3 Maj, 2020

Mino Raiola nuk fshihet. Fillimisht nuk përmendi emra, teksa në një intervistë deklaronte: “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me klubin madrilen. Shpresoj që një ditë të sjell një kampion në Madrid. Për momentin kam Areolën, por në huazim.

Këtë verë shpresoj që të transferoj një kampion, pasi për të gjithë lojtarët e mi do të jetë një privilegj të veshësh fanellën e një klubi si Reali”, shprehet menaxheri i njohur, i cili ka në menaxhim lojtarë si Paul Pogba dhe Erling Haalaand, emra të lidhur më parë me madrilenët.

 

Me francezin që duket më pranë një rikthimi në Itali dhe me atë që ka thënë sot Raiola, nuk ka më pikëpyetje. Defensa Central raporton se agjenti, në një bisedë me Jose Angel Sanchez, ka deklaruar si më poshtë:

“Haaland mund të shënojë 40 ose 50 gola për Real Madrid. Ai mund të kapë shifrat e Cristiano Ronaldo dhe kjo sepse është shumë i mirë. Jo vetëm kaq, por do të jetë edhe më i mirë brenda disa viteve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!