Raiola: Pogba jo në pronësi të United, Solskjaer merret vetëm me mua

schedule15:10 - 18 Shkurt, 2020

schedule 15:10 - 18 Shkurt, 2020

Mino Raiola është rikthyer sërish të flasë në lidhje me Ole Gunar Solskjaer. Agjenti i Paul Pogba u përplas me trajnerin e Manchester United, teksa Raiola vazhdon këtë temë në një prononcim për TalkSPORT.

United arriti një rezultat të mirë kundër Chelsea, kështu që ndoshta do më duhet të flas më shpesh. Seriozisht mendoj se Solskjaer është jashtë kontekstit. Mori disa pjesë nga intervista ime dhe u tregua pak fyes, duke menduar se ia kisha ofruar Pogba klubeve të tjera pa e pyetur.

Unë e kam thënë që Italia është shtëpia e dytë e Paul, por ai është i përqendruar te Manchester United. Po tenton të rikthehet sa më shpejt dhe është gati të zhvillojë një mbyllje sezoni fantastike. Pogba është një punonjës i klubit, por nuk është në pronësi të United.

Unë nuk kam folur kurrë për Solskjaer në media, ai e bën gjithmonë diçka të tillë për mua. Sa i përket Haaland, Pogba dhe operacionit të tij, ai flet gjithmonë për mua. Kam të drejtën të shpreh mendimin tim dhe të përfaqësoj lojtarët e mi. Nëse kjo nuk i pëlqen, është problemi i tij“, përfundon Mino Raiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!