Raiola “përdor” Chelsean, Barçën dhe City-n kundër Juventusit

schedule18:24 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:24 - 18 Tetor, 2021

Matthijs de Ligt është një nga pjesët e tanishme dhe të ardhshme të Juventusit, por Mino Raiola duket se nuk është i kënaqur me situatën e qendërmbrojtësit dhe, siç raportohet nga ‘Calciomercato’, kërcënon Vecchia Signora që do ta largojë nga Torino në fund të këtij sezoni.

Holandezi është një titullar i rregullt, por në ndeshje të caktuara ai ka parë se të zgjedhurit nga Allegri ishin Bonucci dhe Chiellini.

Kështu, shton ‘Calciomercato’, Raiola ka kontaktuar Chelsea, City dhe Barcelona për të diskutuar transferimin e mundshëm të klientit të tij. Në Torino ata nuk kanë ndërmend të pranojnë oferta nën 150 milionë euro që Matthijs ka si klauzolë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!