Mino Raiola në aksion. Menaxheri i njohur është në bisedime me Interin për të nënshkruar një kontratë të re për mbrojtësin Stefan De Vrij.
Gjithçka ndodh pasi Raiola u solli kampionëve të Italisë anësorin Dumfries nga PSV. Gazzetta Dello Sport ka zbuluar edhe detaje për kontratën e re të qendërmbrojtësit.
Tentativat janë që ajo ta zgjatet edhe me 2 sezone dhe të përfundojë verën e vitit 2025. Aktualisht De Vrij përfiton 3.8 milion euro në sezon, kurse me marrëveshjen e re paga i bëhet 4.5 milion euro.
Mbrojtësi tani është 29 vjeç dhe shpesh ka pasur interesim nga Premier League, çka Interi duhet ta marrë në konsideratë. /abcnews.al