Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabella, ka shpërthyer në intervistën e tij më të fundit. Italiani ka treguar shumë prapaskena gjatë kohës kur ishte te kuqezinjtë, si dhe ka sulmuar në mënyrë direkte agjentin e njohur, Mino Raiola.
Në fjalën e tij për TeleLombardia, Mirabella tha: “Te Milani ka pasur shumë probleme kur isha unë aty. Më thanë që të merrja trajner Tuchel, por unë i binda që Gatusso ishte njeriu i duhur. E dinim që bordi do t’i jepte vetëm një vit Gattusos dhe u detyruam të shpenzonim.
Shpenzuam shumë dhe me Donnarummën, për rinovimin e tij. Raiola ka përfituar shumë, por jo vetëm nga Donnarumma. Ai i ka marrë 100 milionë euro Milanit dhe jam i bindur për këtë gjë. I kam parë të gjitha dokumentet”, tha Mirabella./abcnews.al