Ragnick-Gazidis për Milanin e ri, COVID-19 zvogëlon fondin e merkatos

schedule09:41 - 5 Prill, 2020

schedule 09:41 - 5 Prill, 2020

Elliot nuk e shet Milanin për momentin, edhe pse ka pasur shumë zhurmë në mediat italiane. Tashmë po mendohet për sezonin e ardhshëm dhe gjithçka do të nisë nga trajneri dhe bëhet fjalë për një projekt të ri. Që në dhjetor ka pasur një akord me gjermanin Ralf Ragnick.

Palët vijojnë të bisedojnë ende, edhe pse në klubin italian e kanë mohuar diçka të tillë. Gazzetta dello Sport raporton se Ivan Gazidis ka gjithçka në dorë dhe projektin teknik do e ndërtojë pikërisht me trajnerin gjerman, që ka dhënë prova në Gjermani me skuadra si Hoffenhaim dhe RB Leipzig.

Synimi është rritja e lojtarëve të rinj dhe më pas garantimi i një suksesi sportiv dhe ekonomik. Në klubin italian janë të vendosur të vendosin një standard të ri pagash, 2-3 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër Elliot ka vendosur edhe për buxhetin që do të ketë Milani për merkaton e verës.

Ragnick kishte marrë premtimin se 100 milion euro do të ishin në dispozicion, por kriza e krijuar nga Coronavirusi e ka zvogëluar këtë shifër në 75 milion euro. Tashmë te kuqezinjtë duhen të nisin gjuetinë për talente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!