Rafa Benitez në “panik”, qendërmbrojtësi i ekipit mbetet jashtë për gjithë sezonin

schedule13:36 - 20 Tetor, 2023

schedule 13:36 - 20 Tetor, 2023

Dhimbje kokë për Rafa Benitez. Trajneri i njohur spanjoll mori drejtimin e skuadrës galiciane në 100-vjetorin e krijimit të klubit, por gjërat nuk po ecin mirë.

Skuadra renditet në vendin e tretë nga fundi me 6 pikë të grumbulluara në 9 javë kampionat. Sikur të mos mjaftonte ecuria negative në La Liga, Benitez ka humbur edhe shërbimet e Joseph Aidoo.

Qendërmbrojtësi ganez i është nënshtruar një ndërhyrjeje pas këputjes së tendinës së Akilit në miqësoren e së dielës Gana-Meksikë, me 28-vjeçarin do të qëndrojë larg fushave të blerta për 6-7 muaj.

Praktikisht sezoni mund të cilësohet i mbyllur për mbrojtësin potent afrikan dhe tashmë drejtuesit e Celta Vigo po presin me padurim merkaton dimërore për të firmosur me një qendërmbrojtës.